Home Aktualitet Rritja e rast...

Rritja e rasteve nga Covid-19, mjeku: Shkak jo vetëm varianti “Delta”

3
0

Javët e fundit janë shtuar shumë rastet e reja nga Covid-19. Mjeku epidemiolog Erion Dasho thotë se kjo rritje e numrave i dedikohet variantit Delta të virusit. Për të fakti që Shqipëria nuk kërkon një pasaportë Covid për të hyrë, e ka bërë më të lehtë futjen e personave të cilët mund të jenë të infektuar.

“Mendoj se kjo përhapje i dedikohet varianti Delta, variant i cili hyri në Shqipëri nga shumë drejtime ndoshta. Në momentin kur filluan të vinin turistë dhe kur shqiptarët që jetojnë jashtë vendit filluan të ktheheshin. Këto dy faktorë dhe mungesa e kontrollit në kufi, pra fakti që Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk kërkon një pasaportë Covid për të hyrë në vend është shumë më e lehët që një person të hyjë në Shqipëri. Kjo rritje prek të gjithë vendin, pra tregon se nuk kemi një vatër ku mund të kishim një përhapje të kufizuar të variantit Delta”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit