Home POLITIKE Rritje e rast...

Rritje e rasteve të reja, 220 të prekur në 24 orë. Asnjë viktimë nga Covid-19

4
0

Në Shqipëri po shihet një rritje e rasteve të reja me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit regjistrohen plot 220 të prekur nga 5536 testime. Lajmi i mirë është se nuk ka viktima.

”67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas”.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 220
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 5536
Testime totale 938,527
Raste pozitive 134,201
Raste të shëruara 130,470
Raste aktive 1,271
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 447
Shkodër 189
Vlorë 139
Elbasan 120
Fier 120
Lezhë 65
Durrës 58
Berat 40
Kukës 31
Gjirokastër 28
Korçë 17
Dibër 8

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit