Home Aktualitet Rritje pagash...

Rritje pagash edhe në sektorin privat? Ministrja e Financave tregon se kur do të ndodh

216
0

Sot kryeministri Edi Rama bëri me dije se për 5 profesione do të ketë rritje page që këtë muaj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha në një intervistë se rritja e pagës mesatare në 900 euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë në vit. Ibrahimaj u shpreh se ky është një vendim nga i cili do të preket pa diskutim edhe sektori privat.

“I vetmi instrument që ka qeveria në dorë për të ndikuar në sektorin privat është rritja e pagës minimale. Historia ka treguar se me rritjen e pagës minimale ka pasur një rritje edhe të pagës mesatare.

Rritja e pagës mesatare në sektorin publik do të ndikojë edhe në rritjen e pagës mesatare në sektorin privat pasi sektori publik do të jetë në konkurrencë me atë privat”, tha ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit