Home Aktualitet Rrumpallhane ...

Rrumpallhane OPOZITË!

1211
0

Nga Daniel Muçaku-

Dyshja Berisha-Meta akuzuan Lulzim Bashën se kur ishte kryetar në PD sabotoi opozitën ose më saktë se ishte i blerë nga kryeministri.

Një ndër akuzat e tyre ishte se Basha nuk bënte protestë popullore deri në përballje me regjimin e Ramës, por vetëm premtonte me fjalë.

Dakord, po pranojmë se kështu bënte Lulzim Basha!

Po tani këta të dy, Berisha dhe Meta, kur e kanë  PROTESTËN FINALE ndaj Ramës?

Kaq të vështirë e paskan të dy që të takohen dhe të vendosin me partitë e tjera opozitare një strategji të përbashkët kundra kryeministrit?

Apo secili e quan veten LIDER dhe nuk pranon lidershipin e tjetrit?

Ndërkohë sharra e Edi Ramës po u pret edhe degën e fundit të tyre, pasi SPAK-u po rri me sy e veshë ngritur se kur do t’i marrë në pyetje, si fillim.

Edi Rama do të vendosë për fatin e secilit, por në fillim synon të “paketojë” ish-presidentin Ilir Meta, sepse kështu sakaton një krah të fortë të opozitës.

Ata premtuan, pra Berisha dhe Meta, se në “shtator do bëhet nami”, se “do ta detyrojmë për qeveri teknike”, se “do të bëjmë zgjedhjet parlamentare më përpara se ato vendore”, etj., parulla optimiste për popullin opozitar, por që rezultojnë një mashtrim i madh.

Të jesh lider opozite, ka pas thënë dikur kur ishte President Ilir Meta, do të thotë që në momentin që ke përballë një regjim atëherë lideri thërret popullin dhe i prin përpara për rrëzimin e diktaturës.

Sipas Ilir Metës së dikurshëm, lideri opozitar merr përsipër që mund të vritet, mund të arrestohet ose fiton, por asnjëherë nuk frikësohet.

Një SPAK u lëshoi kryeministri Rama dhe të dy janë frikësuar, duke parë nga dritaret e zyrave të tyre se sa herë kalon ndonjë furgon policie, mos ndalon te partia e tyre!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit