Home Sporti Rudiger i tre...

Rudiger i tregoi portierit krahun e goditjes së Kovacic, ja pamjet virale (VIDEO)

1113
0

Antonio Rudiger u bë heroi i fitores së Real Madrid ndaj Manchester City mbrëmjen e së mërkurës, jo vetëm me penalltinë e fundit që shënoi, por edhe me parashikimin e krahut se ku do godiste Kovacic.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Rudiger duke ndihmuar portierin Andrej Lunin për të pritur penalltinë e Mateo Kovacic.

Kur kroati po përgatitej të godiste 11 metërshin e tij, kamerat kapin Rudiger që bën me shenjë krahun se ku do e godiste, duke i dhënë një dorë të mirë ukrainasit të ndalonte goditjen. Pasi Lunin priti penalltinë, Rudiger u lumturua shumë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit