Home Sporti Sacchi kritik...

Sacchi kritikon ashpër Juven: Ky nuk është futboll, duhet projekt për lojën

68
0

“Ky nuk është futboll”. Këto janë fjalët e Arrigo Sacchit në një koment që ka bërë për gazetën “Gazzetta dello Sport” në lidhje me eliminimin e Juventusit nga Champions League.

“Në këtë pikë duhet të bëjmë një pyetje dhe të gjejmë një përgjigje, Europiani ishte një mrekulli autentike”.

Kritika për Allegrin dhe Emery: “Bënë shumë lëvizje taktike, mes të dyve fitoi Emery. Ishte shumë ndeshje taktike dhe pak kurajoze”.

Juventus jo skuadër në arenën ndërkombëtare: “Rezultatet thonë këtë gjë. Por unë pyes sa para janë shpenzuar? Jeni të sigurt nëse projekti do të shkojë mirë? Duhet të përqendrohesh te loja, e cila nuk mund të të braktisë asnjëherë. Ne besojmë gjithmonë në shpëtimtar në një ndeshje”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit