Home Sporti Salah mund të...

Salah mund të largohet nga Liverpooli, “The Reds” gjejnë zëvendësuesin te Reali

17
0

Mohamed Salah, mund t’i japë së shpejti fund “aventurës” së tij te Liverpooli. Për këtë arsye drejtuesit e skuadrës angleze kanë filluar të mendojnë për të ardhmen e sulmit të tyre, teksa objektivi i radhës në merkato vjen nga “galaktikët” e futbollit spanjoll, Real Madrid e më konkretisht është “fantazisit” brazilian i sulmit, Rodrygo.

Tekniku Jurgen Klopp është një “tifoz” i madh i 22-vjeçarit brazilian, me këtë të fundit që besohet se do të jetë i gatshëm të largohet nga “Bernabeu”, në rast se në merkaton e ardhshme të verës, “ylli” francez, Kylian Mbappe do të zbarkojë në tokën spanjolle, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani me fanellën e Liverpool, egjiptiani Mohamed Salah ka zhvilluar plot 316 përballje, në të gjitha kompeticionet, nga ku ka arritur të shënojë plot 194 gola, si dhe të dhurojë 83 asistime.

Klopp dëshiron transferimin e Rodrygo Goes në Liverpool - Telegrafi -  Telegrafi

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit