Home Aktualitet Sali Berisha ...

Sali Berisha për ambasadoren Yuri Kim: Kalon nga sekretare e PS në zëdhënëse të Lul Bravës

484
0

Gjatë takimit me demokratët e degës së Patosit, Sali Berisha ndër të tjera foli edhe për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë. Për Yuri Kim, ai tha se kalon nga sekretare e PS në zëdhënëse të Lul Bravës.

Në fakt akuzat ndaj ambasadores amerikane nga ish-kryeministri Berisha janë si hakmarrje ndaj vendimit amerikan për ta shpallur si person nongrata në SHBA.

Në takimin e sotëm Berisha tha tekstualisht për Yuri Kim: ”Në një intervistë zonja Kim, e cila kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bravës sipas klimës, po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj.

Tani do t’i them dy fjalë; ne jemi pro amerikanë më shumë se të tjerët, ne mirëpresim me kënaqësi investitorët amerikanë, por do theksoj që kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bechtel. Ai e fitoi rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar të shpallur në gazetat e Londrës ku morën pjesë 7 kompani gjigante botërore.

Zonjë, në emër të gjithë shqiptarëve mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend se pavarësisht nga vendi që ato vijnë prokurimet direkte janë korruptive. Prandaj nëse ju jeni e interesuar për luftën kundër korrupsionit, insistoni në tender të hapur”,-tha ndër të tjera Berisha.

Ti thuash ambasadores amerikane si “sekretare” apo “zëdhënëse” mbetet kurajo e çmendur, pasi ajo përfaqëson direkt Presidentin e SHBA në Shqipëri. Ndaj SHBA mbështet Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit