Home Aktualitet Sali Berisha:...

Sali Berisha: Qeparoi po digjet nga flakët, qeveria është pushim

42
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka postuar një video të Qeparoit i cili është përfshirë nga flakët dhe duhet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve për të normalizuar situatën.

Berisha shkruan se qeveria është pushim dhe po merret me propagandë që të mbulojë skandalet.

Postimi i plotë: 

Qeparoi është përfshirë nga flakët, por kjo gjendje alarmi i është lënë në dorë Zotit, qeveria është pushim dhe mendon për propagandën tjetër që të mbulojë skandalet që s’kanë fund.

Rama është i zënë me pritje në rezidencat e tij qeveritare; Kumbaro dhe Balla duke pritur turistët në kufi për të realizuar albumin e rradhës me fotografi. Ministrat e tjerë janë ende me pushime duke thurur plane për aferat e tjera korruptive.

Hektarë të tërë toke përfshihen nga flakët, por emergjencat civile, zjarrfikëset, nga toka dhe ajri, mjetet e punës dhe personat kopetentë për t’u përballur me sfida të tilla natyrore mungojnë gjithmonë sepse në realitet nuk figurojnë asnjëherë si në letra.

Kjo është jo vetëm e turpshme, por kriminale. #sb

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit