Home Aktualitet Salianji: Ali...

Salianji: Alibeaj ka konfiskuar vulën e PD, por s’nxjerr dot 61 kandidatë. Lënë në baltë njerëzit që i ndjekin

309
0

PD-ja zyrtare nuk do të ketë 61 kandidatë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 Maj, dhe deputeti Ervin Salinaji, pjesë e grupit të Berishës, thotë se është një dështim i kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj, i cili synon që të shkatërrojë Sali Berishën. Po ashtu Salianji thotë se Alibeaj ka konfiskuar vulën dhe logon e Partisë Demokratike më qëllim përftimin e parave nga buxheti i shtetit, e se i ka vënë qepenin PD-së.

”Ka veç një opozitë dhe një tjetër që ka sigël dhe vulë, ndërkohë që nuk ka 61 kandidatë për të kandiduar. Nëse çdo parti hyn dhe garon, vota për kandidatin është vota për partinë. Kur nuk ka mundësi që të nxjerrë 61 kandidatë si do ta luftosh regjimin si do të shkatërrosh Berishën.

Nuk kanë kandidat dhe lënë në baltë të gjithë njerëzit që i kanë ndjekur. Duke bërë një tradhti tjetër ndaj elektoratit që të themi se duan Berishën. E vetmja arsye pse mbahet vula është se janë paratë që vijnë nga buxheti i shtetit. këto e kanë pronësuar një parti të vogël, nuk u intereson as rezultat asgjë. E vetmja gjë që do të japin është justifikimi që do të japin për rezultatin e dobët.

Jemi në një situatë kur gjykata u ka dhënë vulën, Rama u ka dhënë mbështetjen dhe duan edhe elektoratin e Berishës. Më vjen keq që është konfiskuar sigla e PD-së. I kanë vënë qepenin asaj partie që morën peng. Nëse je kundër Berishës duhet të marrësh pjesë në zgjedhje dhe të tregosh se ke elektorat. E kanë hequr betejën dhe e kanë njohur zyrtarisht Berishën si udhëheqës. Ku do të shkojë dikush që mendon ndryshe”,-tha Salianji për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit