Home KRYESORE Deputeti Ervi...

Deputeti Ervin Salianji: Drafti i Alibeajt, i njëjtë me atë të Ramës

422
0

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha para mediave se drafti i Alibeajt për zgjedhjen e presidentit të ri është i njëjtë me atë të Ramës.

Në vijim deklarata e Salianjit: 

Sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD, të Rithemelimit. Ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Praktika parlamentare e PD është që ne funksionojmë me rregulloren e PD, e jo të Ramës. Ajo përcakton që kryesia përbëhet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe s’kam pasur njoftim për mbledhje të grupit parlamentar. Rrjedhimisht s’ka mbledhje sepse s’ka kuorum. Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit, pra do të thotë ti shkosh mbrapa Ramës. Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik. Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike”- tha deputeti i PD, Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit