Home POLITIKE Salianji flet...

Salianji flet për Bashën: “Kryetari me vulë” po e dëmton bru*alisht PD-në. Jemi gati të rrë*zojmë Ramën

523
0

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, nga Korça ka folur për Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka dëmtuar rëndë partinë për shkak të interesave personale që ka përfituar nga pushteti.

“Janë të përçarë për shkak të disa ish-drejtuesve që në mënyrë të pamerituar kanë marrë pushtet në kohën e PD-së, por në mënyrë brutale po e dëmtojnë opozitën për interesa personale e ky është një prej personave, kryetari me vulë”, tha Salianji.

Po ashtu Salianji ka komentuar gjithashtu edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rikthen edhe një herë tjetër në Gjykatën e Apelit çështjen e logos dhe vulës të partisë më të madhe opozitare në vend: “Fatmirësisht për shqiptarët, por jo dhe aq mirë për ne, është se gjykata e la prapë varur e ia hoqi vulën atij që e kishte deri më sot, e ktheu prapë vulën aty ku duhet dhe besoj do kenë një vit kohë për t’u marrë ku do shkojë vula e ku do mbetet”.

Për të PD-ja jo veç është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por edhe për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. “Ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme në çdo moment, ne jemi të gatshëm të fitojmë. Zgjedhje si herën e parë ku u shfrytëzua përçarja e PD dhe vjedhja, nuk do ndodhin më. Kemi gjithë artilerinë për të mposhtur qeverinë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit