Home KRYESORE Samiti i orga...

Samiti i organizuar nga Biden, Rama: 4 vite më parë nisëm reformën më të thellë nga vendet ish-komuniste

253
0

Në Samitin e Demokracisë organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në fjalën e tij kryeministri i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se vendi para 4 vitesh nisi reformën më të thellë nga vendet ish-komuniste, atë të Reformës në Drejtësi.

”Ja ku jemi sot, një demokraci shumë e re dhe anëtar krenar i NATO-s dhe OKB-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës, vend kandidat i BE dhe partner strategjik i SHBA-së dhe i disa prej demokracie më të konsoliduara të botës dhe si anëtare e ardhshme jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Miqësia dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike për të forcuar sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona.

Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një nga reformat më të thella nga të gjitha vendet ish-komuniste, Reformën në Drejtësi. Ne po pastrojmë sistemin e drejtësisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit