Home Aktualitet Samiti i Proc...

Samiti i Procesit të Berlinit, Artan Fuga: Liderët e rajonit ishin skeptikë për integrimin

24
0

Akademiku Artan Fuga përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë ditën e sotme.

Ai u shpreh se mbajtja e Samitit në Tiranë ka disa simbolika, duke thënë se ky është një vullnet i mirë në përgjigje të skepticizmit nga liderët e rajonit për procesin e integrimit.

Sipas tij kjo tregon po ashtu një bashkim në momentin që Europa është “rrethuar” me konflikte si ai në Ukrainë apo së fundmi edhe në Izrael.

“Mbajtja e Samitit në Tiranë ka disa simbolika. Ka pasur skepticizëm nga liderët e rajonit, por edhe nga Rama duke thënë se integrimi në BE po vonohet. Ardhja këtu tregon një vullnet të mirë. Megjithatë ka një element propagandistik. Ka edhe rëndësi të madhe pasi Europa është e rrethuar me konflikte dhe zjarre. Ky Samit mund të mbahej edhe në Bosnje, Serbi ose Maqedoni, por për herë të parë peshën e gjeolokalizimit e vendos në Tiranë”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit