Home Aktualitet Samiti në Tir...

Samiti në Tiranë, kancelari gjerman: Liberalizimi i vizave i domosdoshëm për Kosovën

145
0

Nga samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt këtë të martë në Tiranë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën, që sipas tij, ka bërë një rrugëtim shumë të mirë dhe me një perspektivë premtuese.

Ai u shpreh ndër të tjera se Gjermania po punon në mënyrë intensive së bashku me Komisionin Evropian dhe Francën për të organizuar progresin e pritshëm.

”Ne jemi të bindur se kjo do të marrë një punë të konsiderueshme, një mbështetje më të madhe dhe sigurisht diskutime decizive. Por, në fund, ne do ta gjejmë një zgjidhje me të cilën do të përshtatemi, ashtu edhe SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj.

Sa i përket çështjes së sanksioneve të lidhura me të, ne nuk jemi marrë ende vesh me Serbinë në këtë drejtim, megjithatë edhe pse momenti nuk është tani, ajo vijon të jetë sërish aty”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit