Home Aktualitet Sandër Llesha...

Sandër Lleshaj: Grupe kriminale lindin sërish pasi rrënjët e krimit nuk adresohen

112
0

”Grupe kriminale lindin sërish pasi rrënjët e krimit nuk adresohen”,-thotë ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Po ashtu ai thotë edhe se grupet kriminale janë luftuar dhe shkatërruar në mënyrë të vazhdueshme prej vitesh në Shqipëri. Sipas Lleshajt, shqiptarët e kanë humbur nocionin e moralit, që rregullon ekuilibrat e gjithë shoqërisë.

“Prej vitesh kemi goditje të herëpashershme të grupeve kriminale në Shqipëri. Grupe që rriten, dikur goditen përmes një të penduari, një operacioni policor apo kombinim i të dyjave. Problemi është se këtu lindin të rinj.

Nuk kemi arritur të presim burimin që na lind kriminelë të rinj. Ky fenomen ndodh edhe gjetiu; lufta me krimin është e përjetshme. Por ne nuk adresojnë asnjëherë rrënjët e krimit. Pse u bë kriminel një njëri”, tha ish-ministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit