Home ShowBiz Sara rrëfen s...

Sara rrëfen sesi e tradhëtoi i fejuari: E përjetova keq, 12 ditë në krevat! Endriku: Situatat më detyruan që…

779
0

Sara dhe Endriku kanë patur një lidhje me njëri-tjetrin përpara disa vitesh, e cila sipas modeles përfundoi shumë keq. 9 vite pas përfundimit të këtij raporti, dyshja është përplasur për herë të parë në shtëpinë e “Big Brother”.

Historia e importuar brenda në format për shkak të rrethanave të ndarjes dhe sqarimeve të çiftit brenda Shtëpisë, ka bërë që Vëllai i Madh t’u japë hapësirë të qartësojnë historinë e tyre para publikut. Të vendosur në dy dhoma të ndryshme, çifti kanë hedhur dritë mbi të shkuarën e tyre që na ka lënë konfuz të gjithëve.

Sara pretendonte se çifti kanë qenë te fejuar, Endriku theksoi se nuk ka pasur një fejesë zyrtare, megjithëse ka pasur prezantime familjare.

Ledioni: Doja të flisnim pak në lidhje me raportin që to ke patur me Endrikun.

Sara: Mendova mos kishe ndonjë surprizë, më ngrive zemrën (Qesh).

Ledioni: Më trego pak për lidhjen që keni patur. Di që keni qenë të fejuar. Ka qenë një marrëdhënie që nuk mbaroi mirë.

Sara: Si fillim dua t’i kërkoj ndjesë bashkëshortes së tij aktuale, sepse mendoj se është shumë e vështirë për atë vajzë që ta dëgjoj këtë. Dua të cek që Endrikut ja kërkova vetë kontaktin e parë. Kemi bërë një bisedë që të qetësohet situata. Unë dhe Endriku kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka ardhur te nëna ime në Greqi. Gjërat kanë qenë familjare. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij, si nusja e tij. Respekti ka qenë maksimal. Ai më ka dedikuar dhe një këngë. Ka qenë zhgënjimi im i parë kur unë kam qenë 19-vjeç sepse ka qenë një ndihmesë e madhe për mua kur isha në Tiranë, por nuk e dija që mbante kontakte me ish-in e tij. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Dhe shumë e shumë situata të tjera të pakëndshme gjatë kohës kur Endriku vazhdonte të ishte i pavendosur midis meje dhe saj. Mua kjo gjë më ka afektuar shumë. Kam qenë 12 ditë në krevat me temperaturë 40 gradë. Nuk e kemi përjetuar mirë, as unë as familja ime. Endriku eventualisht e bëri zgjedhjen e tij. Mund të ketë akuzuar për mua, por pa fakte. Nuk e fajësoj, sepse ka qenë goxha i papjekur. E kam kaluar atë situatë dhe në të njëjtën kohë i hodha vetë e para dorezën e bardhë këtu, e para për veten time, por dhe për familjen time që të mos përjetojë të njëjtin siklet. Kam qenë e tensionuar, sepse nuk e dija nëse do të vinte apo jo. Ju nuk e keni idenë se çfarë ndjesirash përjteoj unë kur Bardhi dhe Endriku bisedojnë së bashku. Nuk dua të lëndoj asnjë palë. Ai ka martesën e dytë në mos gaboj. Endriku ka një fëmijë, gjë që e vlerësoj jashtë mase shumë.

Ledioni: E ke menduar ndonjëherë situatën që mund të përballeshit të dy?

Sara: Unë e kam ndarë këtë detaj kur i kërkova Endrikut të kishim kontaktin e parë këtu. Unë nuk e dija se çfarë njeriu e kishte bërë Endrikun. Sepse nuk janë pak, 9 vite. Nuk kemi pasur asnjë kontakt që nga momentin kur më ka dhënë dorën këtu brenda. Nuk e dija si do ishte reagimi këtu brenda, sepse nuk e dija si e kishte bërë jeta. Pavarësisht gjithçka, shoh që familja e ka bërë Endrikun një djalë shumë të respektuar, sepse i dha i pari dorën Bardhit dhe ngriti dorën katër herë që dasma të bëhej mes meje dhe Bardhit. Jam shumë e lumtur që nuk është më njeriu që ka qenë.

Në përfundim të rrëfimit të Sarës, Ledioni ka mbyllur lidhjen me dhomën e gjumit dhe i është drejtuar për një bisedë në dhomën e rrëfimeve Endrikut. I pyetur gjithashtu për raportin me Sarën, këngëtari u shpreh se ka shumë respekt për historinë që kanë pasur dhe se e vlerësonte atë si njeri.

Edhe Endriku konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka qenë serioze, pasi ka pasur prezantime familjare, megjithatë si dy të rinj që ishin nuk ditën ta menaxhonin si duhej dhe gjërat u kthyen në intensive.

Ledioni: Doja të dija nga ty si ka qenë raporti juaj?

Endrik: Historia jonë ka zgjatur diku te 7-8 muaj dhe është bërë publike pasi ne realizuam dhe një videoklip bashkë. Unë kam shumë respekt për historinë që kemi pasur. E vlerësoj si njeri që Sara është. Besoj se këtë respekt do ta ruaj akoma dhe më shumë pas bisedës që patëm në shtëpinë e “Big Brother”.

Ledioni: Sa serioze ka qenë.

Endrik: Kemi qenë të dy të rinj. Sara është një njeri shumë i mirëkuptueshëm. Gjërat ishin dhe intensive. Por me kalimin e kohës dhe duke pasur më kontakte, kuptuam që nuk ishim të duhurit për njëri-tjetrin. Nuk doja të hiqesha si një njeri që nuk e njoh. E pashë dhe që po krijonte një lidhje të bukur me Bardhin, unë jam pro dashurisë. Doja që kjo gjë të sheshohej. Më ka surprizuar Bardhi si person, sepse është treguar shumë xhentil. E ndjeva të detyruar t’ia thoja në sy që nuk jam këtu për partneren tënde ose të ndërhyja mes jush. I dhamë dorën njëri-tjetrit. Nuk kishte një duel ose sfidë, sepse u tregua jashtëzakonisht miqësor dhe xhentil.

Ledioni: A ka qenë serioze?

Endrik: Ka patur prezantime familjare. Por nuk ka qenë një kërkesë zyrtare fejese. Por ishin situatat që më detyruan të njihja unë familjen e saj dhe ajo timen. Por familjet tona nuk janë takuar kurrë më përpara. Mund të them që nuk ishte faji i askujt dhe faji i të dyve. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Unë besoj se duhet të kishim qenë miq shumë të mirë, por tani besoj se nuk duhet të kishim një raport dashurie, por miq shumë të mirë, sepse mendoj se do ishim miq akoma dhe sot.

Më pas të dy ata shkuan në dhomën e ndenjes, ku Sara dhe Endriku panë më pas një klip që i takonte atyre të dyve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit