Home Aktualitet ”Sateli...

”Satelitët”, Grida Duma ironi me Ramën: Po nuk arritëm në Europë, do të shkojmë në Mars

41
0

Deklaratën e kryeministrit Rama për dërgimin e dy satelitëve në hapësirë, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma i ka pritur me të qeshura, ku edhe thotë se po nuk arritëm të shkojmë në Europë, në Mars do të shkojmë.

Mirela Milori: Pyetja e fundit, nuk ka lidhje me situatën brenda në PD, por me deklaratën e Edi Ramës që do të lëshojë dy satelitë në hapësirë. Do doja një opinion për këtë çështje.

(Qesh) ti vendose që ta mbyllim këndshëm. Kur e kam dëgjuar në parlament Mirelë m’u kujtua, në fillesat e hapjes së ekonomisë së tregut, ishin tregtarët e parë që prisnin ndonjë sipërmarrës që vinte kurioz nga Italia. Në atë kohë, anglisht nuk flisnin të gjithë. Mbaj mend që njëri prej këtyre biznesmenëve që nuk është më se dështoi e kujtoj si batutë që thuhet në rrethet tona studentore që ne shkuam të shikojmë një kompani të parë private shqiptare dhe ai i prezantonte kështu sipërmarrësit italianë fuqinë e kompanisë së vet dhe u thoshte: “We are strong company, one satellite, two satellite”. Ato satelitë ishin ato të televizorit që shqiptarët i quajnë saç.

Mirela Milori: Shiko se ka projektin konkret.

Ok në rregull. Patjetër, por gjëja që më ka bërë të qesh atë ditë kur e tha ishin ato memet që dolën pa fund mbi çështjen e sateliti. Mos gabohem, Moza Hafizi, fizikantja tha që nëse do të të ishte një projekt qoftë edhe për një të tillë i bie që i gjithë buxheti i shtetit të shkrihej vetëm për nisjen e njërit. Nisjen e njërit.

Mirela Milori: Një vit na ndan, të shohim…

Pa asnjë diskutim Mirelë, ne po nuk arritëm të shkojmë në Europë, në Mars do të shkojmë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit