Home Sporti Senegali triu...

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës, Mane mund me penallti Salah (VIDEO)

120
0

Senegali është fitues i Kupës së Afrikës për vitin 2022. Në finalen ndaj Egjiptit pas 120 minutash betejë nuk pati fitues, edhe pse ndeshja mori një drejtim të caktuar që pas disa minutash lojë kur një penallti e akorduar për ekipin e Mane mund të ishte vendimtare pa çuar sfidën te llotaria e 11-të metërshave.

Mane kishte kapur topin dhe po përgatitej të godiste, afrohet portieri dhe Salah. Sulmuesi i Senegalit thotë se do të godasë në të majtën e portierit, ndërsa Salah i thotë të kundërtën dhe kështu vjen një super pritje.

Egjipti mbrohet më mirë dhe në fund rezulton një 0-0 që pas 90 minutave dhe shumë kartonëve të verdhë, vazhdon edhe në 30 minutat shtesë, deri te penalltitë. Në goditjet e 11-metërshave u treguan më të saktë lojtarët e Senegalit që realizuan 4 gola në raport me 2 që u shënuan nga shokët e skuadrës së Salah.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit