Home Sporti Sensi “tërbon...

Sensi “tërbon” trajnerin Mancini me një postim në rrjetet sociale

101
0

Stefano Sensit mund t’i kushtojë shtrenjtë një postim në rrjetet sociale, ku siguroi tifozët e Interit për gjendjen e tij. Ai mungoi në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj Lituanisë për shkak të një dëmtimi, por mesa duket mesfushori ka gënjyer.

“Unë jam mirë, djem, nuk kam asgjë”, shkroi mesfushori i Interit në rrjetet sociale. Një veprim që nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Italisë Roberto Mancini.

“Nuk e kam parë postimin. Nuk kam marrë asnjë telefonatë, nëse do të shpëtojmë shumë futbollistë që kanë luajtur shumë ndeshje, do ta bëjmë, siç dhe e kemi bërë më parë”, deklaroi strategu italian. Sensi rrezikon që të mos marrë ftesë për ndeshjet e muajit të ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit