Home Sporti Sfida kundër ...

Sfida kundër Polonisë, mund të nisë në gjuhën portugeze

146
0

Fernando Santos do të jetë trajneri i ri i Polonisë. Strategu i njohur pa largimit nga Portugalia nga eliminimi në “Katar 2022” tashmë mund të bëhet trajneri i Lewandowskit.

Polonia kishte “vënë bast” gjithçka për Czesław Michniewicz në fillim të vitit 2022, duke arritur të marrë kualifikimin për në Botërorin e Katarit përmes “play-off”-it të kualifikueseve evropiane, duke mposhtur Suedinë. Megjithatë, në fazën finale u shfaqën pavendosmëritë e mëdha të mbrojtjes dhe mesfushës jo në nivel, duke rrezikuar të eliminohen që në fazën e grupeve.

Fernando Santos ka për detyrë të synojë Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, e ndoshta edhe Kupën e Botës 2026 Ai do të debutojë më 27 mars, në shtëpi, kundër kombëtares shqiptare, e cila po ashtu do të ketë trajner debutues në atë përballje inauguruese të grupit E, brazilianin Sylvinho. E përbashkëta mes tyre mund të jetë gjuha portugeze.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit