Home Aktualitet Sfida me Gjeo...

Sfida me Gjeorgjinë/ Reja: Përqëndrim maksimal, duhet të shfrytëzojmë momentet

74
0

Pas humbjes me Spanjën, ekipi kombëtar i futbollit do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore. Kuqezinjtë do të luajnë për një fitore ndaj Gjeorgjisë, nesër, në orën 18:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri Edy Reja u shpreh se dëshiron që skuadra të bëjë të njëjtën paraqitje ndaj Gjeorgjisë. Po ashtu Reja zbuloi se tre emra kuqezi nuk do të jenë pjesë e ekipit për këtë ndeshje: Myrto Uzuni, Ivan Balliu e Keidi Bare.

“Sigurisht që unë do të doja të bënim të njëjtën paraqitje edhe ndaj Gjeorgjisë, ashtu siç luajtëm edhe ndaj Spanjës, pavarësisht se rezultati nuk ishte pozitiv në fund. Do të ketë shumë ndryshime edhe në mesfushë, por më duhet t’i vlerësoj të gjithë situatat, të gjithë lojtarët. 

Në mesfushë do të ketë ndryshime, sepse Bare ka pasur shqetësime fizike pas ndeshjes dhe nuk është stërvitur dhe po e diskutojmë që të mos bashkohet me skuadrën në Tiranë, por të qëndrojë këtu dhe të rikuperohet. Për Balliun kemi pasur një akord që në fillim që ai do të ishte vetëm në ndeshjen me Spanjën dhe pastaj do të rikthehej te klubi ndërsa edhe Uzuni, sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë te Granada, pasi duhet të bashkëpunojmë edhe me klubet.

Ka pasur një kërkesë nga klubi i tij, për shkak të një ndeshjeje të rëndësishme në kampionat, na ka kërkuar që të mund ta lëmë të lirë dhe sigurisht ne nuk duam t’i prishim punë dhe mund ta lëmë të lirë te klubi. Sa i përket Gjeorgjisë, është një ekip shumë i fortë. Ka mundur Bosnjen, është një ekip i organizuar, teknik, shumë i vështirë.

E kisha kërkuar që në fillim, dy sfida të vështira në këto miqësore, si Spanja edhe Gjeorgjia më kënaqin dhe na japin mundësi të krijojmë eksperiencë të rëndësishme, por edhe të rritemi dhe të tregojmë rritjen tonë. Ky ishte synimi, të kishim kundërshtarë të tillë dhe ia arritëm qëllimit”, tha Reja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit