Home Bota SHBA nuk dorë...

SHBA nuk dorëzohet, Blinken: Rusia të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

122
0

Edhe me veton e saj në Këshillin e Sigurisë, Rusia hodhi poshtë rezolutën që ishte përgatitur nga Shqipëria kundër saj, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, hodhi idenë e largimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në fjalën e tij, Blinken tha se Rusia nuk duhet të qëndrojë në organizatë, pasi po kryen abuzime të tmerrshme ndaj Ukrainës dhe po shkakton vuajte masive.

“Me të drejtë mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së, ndërkohë që kryen abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare, a duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill”.

Në Këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit