Home Aktualitet SHBA sanksion...

SHBA sanksionon ”kryespiunin” serb: I përfshirë në aferë korruptive dhe në krimin e organizuar

10
0

Ish-ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin është bërë pjesë e listës së zezë të sanksioneve amerikane. Aktualisht ai është Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në aferat korruptive.

Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjithashtu SHBA ka sanksionuar edhe rusin Nikolayevich Andrey i cili kishte lidhje me kreun e Wagner, Prigozhin.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se nuk do të hezitojë që të shënjestrojë aktorët “që abuzojnë me pozitat e tyre për të përfituar duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”. “Veprimet e sotme mbajnë përgjegjës Aleksandar Vulinin për veprimet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Si rezultat i sanksionimit nga SHBA të gjitha pronat dhe interesat në pronën e personit të caktuar të përshkruar më sipër që janë në Shtetet e Bashkuara ose në posedim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit