Home Aktualitet Shehi: Do të ...

Shehi: Do të ndahemi nëse fillon beteja për “shefin”, nuk zgjedhim kryeministrin në zgjedhjet lokale

906
0

Aksionet e PD-së dhe të opozitës të tërësi po mungojnë, ndaj edhe kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi thotë se opozita duhet të mos mbështetet veç te zhurma dhe propaganda.

Ndaj edhe ai sugjeron që në zgjedhjet lokale duhet të shkohet me kandidatë të përbashkët, pasi aty nuk do të përcaktohet kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

“Nëse ne do të fillojmë betejën kush është shefi i opozitës, do të ndahemi më tej. Ne na bashkon dëshira për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar. Ne kemi mendime të ndryshme për ligjin zgjedhor dhe shumë të tjera.

Deri te zgjedhjet lokale emëruesi i përbashkët është kush është kundër Edi Ramës. Nëse do të merremi me emra do të fillojmë të ndahemi. Këtë moment e lëmë për një kohë të dytë. Këtë e tregon koha. Kemi zgjedhjet administrative dhe aty do të tregohet kush është partia më e madhe”, u shpreh Shehi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit