Home Aktualitet Shehi flet pë...

Shehi flet për Këlliçin: Të kapërcejë gardhin e Foltores dhe të ketë një projeksion politik

161
0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se Belind Këlliçi duhet të kapërcejë gardhin e foltores dhe të ketë një projeksion politik. Për deklaratën e Këlliçit për transport falas, Shehi tha se gjëja e parë që duhet bërë për kryeqytetin është rritja e shpejtësisë së mjeteve publike që zhbllokon trafikun.

”Zotëria që ka dalë për Tiranë i mbush kushtet por duhet të kapërcejë gardhin e foltores, duhet të dalë nga bashkësia që e ka zgjedhur, dhe duhet të ketë një projeksion politik. Por ai që nuk inspiron një proces politik dhe nuk është projeksion politik për zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është drejtori, por shpresa e ndryshimit për gjëra politike në Shqipëri. Shtegu është i ngushtë, por nuk kemi shteg tjetër. Është djalë i ri që e kam për zemër, por politika është gjë publike dhe bëhet në publik. Unë besoj në këtë që them haptazi është një ofertë politike një projekt politik që nëse e përqafon e ndihmon. Mund të mos e pëlqejë”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit