Home Aktualitet Shehu letër p...

Shehu letër publike Lindita Nikollës: Ndaloni turpin, Kuvendi po i shërben Serbisë!

38
0

Letra: 

Kuvendi i Shqipërisë po i shërben Serbisë e Rusisë!
Zj. Nikolla ju duhet ta ndaloni këtë turp!
Letër e hapur drejtuar Kryetares së Kuvendit!

Prej dy vitesh Rama e kjo maxhorancë kanë bllokuar kalimin në Kuvend të Mocionit për njohjen e dënimin e Genocidit serb në Kosovë, me kërkesë që Qeveria jonë të asistojë atë të Kosovës, pranë gjykatave ndërkombëtare në këtë kontekst.
Kuvendi i ynë kështu bëhet pengesë edhe për njohjen ndërkombëtare të atij Genocidi!
Siç e kishim paralajmeruar, kjo po bëhet gjithmonë e më shumë imperative.

Kuvendi nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike
Mbrëmë përsëri Rusia u përpoq të fuste në rendin e ditës së KS të OKB kërkesën për të ri analizuar bombardimet e NATO mbi ish-Jugosllavinë me 1999 e dënimin e tyre.

Këto bombardime e më tej futja e forcave të NATO në Kosovë, u realizuan pikërisht për të ndaluar Genocidin e Pastrimin etnik serb aty.

KS e hodhi poshtë këtë kërkesë të Rusisë, të mbështetur nga jashtë prej Serbisë.
Duke i qëndruar argumentave mbi Genocidin…por skenarët do të vazhdojnë!
Ndërsa Kuvendi i Shqiperise po fshihet si “struci” perpara te vertetes historike e interesave tona kombetare.

Keshtu me veprimet e mos veprimet Parlamenti ynë qëndron në anën e Rusisë e Serbisë, u jep argumenta atyre për të deformuar të vërtetën e akuzuar NATO.
Ne po ndihmojmë atë që synon Rusia e Serbia, kthimin e agresorëve në viktima.
Të shpëtimtarëve në agresorë.
Këtë kërkon e Vuçiç kur deklaron:

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet, që Parlamentet e vendeve miq të mos njohin atë genocid serb”.
Dhe Kuvendi ynë për turpin e tij e ndjek pa dinjitet këtë “urdhër” të Vuçiç.
Zj. Nikolla, ju duhet ta fusni në rendin e ditës prej javes së ardhshme këtë debat, që së paku të shpëtohet çfarë mund të shpëtohet prej nderit e prestigjit të Kuvendit tonë.
Deputeti
Tritan Shehu
Tirane me 29 Mars 2024

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit