Home Sporti Shënoi golin ...

Shënoi golin e dytë në Seria A, gazetat italiane elozhe për Rey Manajn

75
0

Spezia nuk zhvilloi një lojë të mirë, por doli me një barazim 2-2 ndaj Salernitanës. Mes protagonistëve ishte Rey Manaj, i cili javët e fundit ka zënë vendin si titullar dhe dje ka shënuar edhe golin e dytë sezonal nga pika e bardhë.

Për Gazzetta dello Sport, megjithatë, “ndaj Fazios mund të kishte bërë më shumë”. Nga ana tjetër, Corriere dello Sport shkruan: “Të paktën është i saktë nga pika e bardhë, shkoi mirë kështu”.

Tuttosport: “Luftëtar. Përkushtohet në repartin e avancuar me vrapime dhe bërryla ndaj rivalëve”.

Il Secolo XIX shton: “Lëviz mirë në majtën e sulmit dhe tregon personalitet”.

Në fund është shkrimi i TMW: “Tani është zot i sulmit te Spezia, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi penalltinë e parë, golin e dytë sezonal. Në pjesën e dytë bëri përpjekje të mira, duke mos u dorëzuar asnjëherë”.

Votat

TMW : 7

Gazzetta dello Sport : 6.5

Corriere dello Sport : 6

Tuttosport : 6

Il Secolo XIX : 6.5

/R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit