Home ShowBiz “Sherr” me Ba...

“Sherr” me Balinën për vendin në BBV? Sonila Meço i thotë të tëra

523
0

Gazetarja dhe moderatorja shumë e dashur nga publiku Sonila Meço, ka komentuar raportin e saj me Balina Bodinakun, e cila është në rolin e opinionistes në “Big Brother Albania VIP”.

Bodinaku mungoi në dy spektakle dhe u zëvendësua nga Meço. Kjo përkoi me një prej puntatave më të tensionuara ku u fol për trekëndëshin e bujshëm të dashurisë Donald-Bora-Beatrix.

Pas një prej mbrëmjeve, Balina reagoi në rrjetet sociale duke shprehur mos dakordësinë për mënyrën e të trajtuarit të kësaj teme dhe tha se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sonila tha se ky ishte mendim personal i Balinës, për moralin e Sonilës, “ai nuk ishte një gjyq”.

Pyetja: Tani te keqkuptimi çfarë ishin ato fjalë që kishte kunja mes teje dhe Balina Bodinakut?

Sonila Meço: Uaa pse kunja, jo nuk ishin kunja ato, ato ishin heshta, topuzë, shpërthen, plas, goditje. Balina, unë kam një fakt shumë interesant me Balinën se ne të dyja, në 2009-2010 kemi qenë bashkëprezantuese në atë sezon me Ardit Gjebrean tek “E diela shqiptare”. Unë kisha pjesën e parë që ishte më gazetareske Balina kishte pjesën e dytë të spektaklit.

E kur kemi dalë të dyja për herë të parë ka qenë një habi e madhe se si mund të bashkohen dy prototipa të ndryshëm, por shumë komplementare me njëra-tjetrën.

Balina ka atë ëmbëlsinë, si bebush, më e thjeshtë, unë pak më e komplikuar, vija nga politika e më kujtohet që ka qenë një vit shumë i bukur, por edhe shumë i vështirë se u shkaktua një efekt ndër koleget e televizionit dhe më kujtohet programi ishte të dielën e dilnin suplementet e do kishin gjithmonë nga një gjë që ngacmonte shumë fort si për të dëmtuar performancën tonë të dielën.

Shpesh na vendosnin mua dhe Balinën nën një… jo mikroskop por ç’të të them, vetëm për të shpjeguar si e panë njëra tjetrën, si s’e panë, plastika e njërës, e tjetrës, ka pasur konflikt atje brenda etj, gjë që nuk na ndikoi kurrë as prezantimin.

Ne ishim aq mirë bashkë aty brenda, sot e kësaj dite ruajmë një miqësi të mirë. Asgjë e jashtëzakonshme.

Balina në të drejtën e saj e ka parë nga shtëpia ka thënë “mënyra si u bë ajo gjë u bë një gjyq”, për vlerat e Sonilës ai nuk është gjyq.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit