Home Aktualitet Sherr me grus...

Sherr me grushte dhe dhunë, policia arreston 7 persona në Tiranë

53
0

Policia në Tiranë ka vënë në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale duke filluar nga sherri me grushte, dhuna, prodhim të lëndëve narkotike e thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit J. C., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin S. H., 41 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit N. G., 57 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. K., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, për kryrjen e testit të alkoolit;

– S. D., 37 vjeç, L. B., 30 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit