Home Aktualitet Sherr për Amn...

Sherr për Amnistinë Penale, Enkelejd Alibeaj: Djalli qëndron në detaje, përfitojnë drejtorët e dënuar nga GJKKO

18
0

Enkelejd Alibeaj nga grupi i Bashës, ka prezantuar amendamentin për amnistinë penale dhe ka kritikuar amendamentin e propozuar nga Rithemelimi. Sipas Alibeajt, do të përfitojnë drejtorë të dënuar nga GJKKO.

”Djalli qëndron në detaje! Neni 5 për të cilin kë rëndë dakord thotë përfitojnë 1.5 vite burra. 2 vite gra të dënuar nga GJKKO bazuar në nenin 75 A shkonja b,c,ç. Po shkronja a, parashikon të gjitha veprat penale që fillojnë me K, korrupsion pasiv dhe aktiv i zyrtarëve të lartë.

Ky është djalli, 1.5 për burra, 2 për gra të dënuar nga GJKKO. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Nuk ka ministra nuk ka kryeministër, por nga pozicioni i sekretarëve të përgjithshëm, drejtorët përfitojnë. Shkronja A, neni 75 A. Lexojeni, është përjashtuar.

Për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Në fakt protestues të PD-së të PS-së po të të doni, të Tetarit, Astirit, Shkozës, o janë në ndjekje penale o janë dënuar o janë në gjykim për një depozitë tjetër është neni 236 i Kodit Penal paragrafi 2. Kjo është akuza që kanë vendosur”,-tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit