Home Aktualitet ”Sherr&...

”Sherr” për buxhetin/ Rama-PD: Nuk keni ardhur nga Hëna, ishte 74% kur morëm detyrën

38
0

Gjatë debatit në seancën e kësaj të hëne në Kuvend për Eurobondin dhe buxhetin, opozita dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer sërish akuza me njëri-tjetrin në lidhje me borxhin e vendit. Kreu i qeverisë mohoi se Eurobondi është një tjetër borxh dhe shtoi se kur socialistët morën pushtetin niveli i borxhit arrinte në 74% të PBB. Po ashtu Rama pranoi se tashmë borxhi është më i lartë duke risjellë tërmetin dhe pandeminë si shkaktarë.

”Ka një keqkuptim për aktin normativ dhe Eurobondin. Eurobondi është një mekanizëm financimi me likuiditete. Nuk është marrim borxh për të larë borxhe. Por një mekanizëm që na ndihmon të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe të përballojmë dhe procesin e financimit të borxheve të marra në shumë vite, të gjitha së bashku.

Kur përsërisni borxhi 80%, apo më i larti në histori, duke u përpjekur të thoni që ka vetëm marrje borxhi dhe situatë jashtë kontrollit, kujtohuni pak se nuk kanë qenë 100 vjet, por ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opozitës.

Borxhi kur morëm detyrën ishte 74%. Sot është më i lartë, por ka një pse. Dhe pse lidhet me faktin se në momentin që flasim kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që krijuan nevojën për të marrë borxh; tërmeti dhe pandemia. Borxhi që i latë Shqipërisë ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet dhe as pandemi.

Kur flisni ju është vërtetë për t’u admiruar guximi me të cilin harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe nuk zbritët në Shqipërinë ditën që lindi kjo legjislaturë. Ju keni qeverisur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit