Home Aktualitet Shiko larg e ...

Shiko larg e mendo afër!

46
0

Nga: Alban Daci

Dëgjoj shpesh dëshirën e shqiptarëve për të emigruar! Sigurisht, secili ka ëndrrat dhe dëshirat e tij, çdo kush mendon të bëj një ndryshim, por një gjë është e sigurt se jeta në emigracion nuk është “jetë me lule” dhe njëherë që e nisë ka vetëm pak raste të ketë kthim mbrapa! Nëse ju premtojnë parajsën apo jetën më të bukur në emigracion, mos e besoni!

Jeta në emigracion është fillim e mbarim me shumë sakrifica e me një boshllëk të madh dashurie për njerëzit e afërt që nuk mbushet kurrë! Përpiquni të mos emigroni e të krijoni një jetë sa më dinjitoze në Shqipëri!

Mos e shikoni largimin si zgjidhje, sepse nuk është ashtu! Në emigracion rrezikoni të ketë zhgënjime e dështime të mëdha e që duhet t’i përballoni të vetëm në një oqean me të panjohur.

Edhe kur të keni gëzime e lumturi nuk do të ketë dimensionin e merituar për ta përjetuar, sepse maksimumi do e ndani me pak miq e jo me familjarë! Në emigracion do të ktheheni nga puna e nuk do të gjeni gjellën e ngrohtë të nënës, nuk do të keni këshillat e sinqerta të babës e nuk do të keni as mbështetjen e vëllezërve apo të motrave!

Në emigracion ku të zen nata ka pak gjasa që të zen dita, je një elektronik i lirë, sepse guri i rëndë peshon në vendin e tij! Shikoje Botën jashtë, merr gjërat e modelet më të mira të saj dhe aplikoi me pasion e dashuri në vendin tënd! Merre stilin e jetesës, sidomos atë të Perëndimit e harmonizoje me vlerat më të mira dhe origjinale të vendit tënd.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit