Home Aktualitet “Shiko se ësh...

“Shiko se është kryetar i SPAK ai, mos i kërkoni lekë”, dalin përgjimet e policëve të Rrugores që merrnin ryshfet

47
0

A: Po salla?…

B: Shiko se është kryetari i SPAK-ut ai, se mos u del ndonjë përpara i kërkon Lekë, i çon tabelën…

A: Oo s’dalim fare andej ne daku, të bëj ça të doj, të vej ku të dojë…

Kjo është një nga bisedat e kapura nga përgjimet telefonike të 4 efektivëve të Policisë Rrugore në Lushnjë, njëri prej tyre Klisman Çela, i arrestuar me dyshimet e korrupsionit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë mbajtën në përgjim dhe vëzhgim efektivët nga Prilli deri në Shtator duke i përgjuar dhe vëzhguar gjatë detyrës në terren.

Hetimet treguan se punonjësit e policisë me anë të aparatit “Tablet të gjobave”, identifikonin nëpërmjet targave mjetet që kishin disa gjoba dhe i ndalonin ata, duke i bërë presion të paguajnë në formë ryshfeti shuma që varionin nga 5 deri në 10 mijë Lekë.

Gjatë këtyre muajve, hetuesit përgjuan biseda të tyre që i inkriminonin, si dhe u vëzhguan gjatë punës në terren, ku sipas dosjes hetimore që Tv Klan disponon, shihen teksa marrin vlerat monetare dhe më pas nuk vendosin gjobat.

Gjithashtu nëpërmjet agjentëve të AMP, u kryen edhe veprime të simuluara që konfirmojnë përfshirjen e të paktën efektivit Klisman Çela në korrupsion, teksa hetimet vijojnë për efektivët e tjerë.

Gjatë vitit 2023, AMP ka arrestuar ose ekzekutuar masa më të lehta sigurie për më shumë se 10 efektivë policie të përfshirë në paligjshmëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit