Home Aktualitet Shisnin drogë...

Shisnin drogë, 6 të arrestuar nga 3 aksione. Policia zbulon emrat

25
0

Policia e Tiranës njofton se gjatë 24 orëve të fundit finalizoi me sukses 3 operacione kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë të cilit u arrestuan në kushtet e flagrancës 6 persona.

Gjatë operacioneve u sekuestruan sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë dhe kanabis si dhe një sasi parash që dyshohet se ishte përfituar nga ky trafik i paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooper” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. K., 24 vjeç, K. V., 32 vjeç, dhe R. K., 34 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. K., i cili në ambientet e një lokali ka takuar shtetasin K. V. dhe shtetasin R. K., të cilëve iu ka lënë një qese të dyshuar me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. K. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të automjetit, u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, 1070 euro dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Gjatë operacionit “The departed” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 19 vjeç dhe B. M., 19 vjeç. Pas kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa, e ndanin në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Seller” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. Z. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit