Home Aktualitet Shkarkimi i M...

Shkarkimi i Metës/ Spiropali në Kuvend: Sadri, hapu pak nga kamera të lutem

24
0

Ministrja Elisa Spiropali, në fjalën e saj në seancën për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha se nuk kanë të numëruar bëmat, shkeljet, gabimet dhe klithmat e Presidentit. ”Presidenti ka dhunuar parimin e asnjëanësisë në mënyrë të përsëritur. Ky fakt e bëri misionin vëzhguesh të OSBE-së të bënte për herë të parë konstatim për Presidentin. Në mënyrë të përsëritur ai ka thënë se përfaqësuesit e SHBA-së kanë ndërmarrë veprime armike ndaj tij”,-tha ajo.

Pjesë nga fjala

Presidenti nuk bëri disa ofendime. Nuk hëngri e bëri thërrime. Nuk janë këto gjëra që na mblodhën këtu. Ky rast nuk është i rëndomtë, nuk është një rast i papërsëritur, është një rast klinik që nuk ndreqet me kritika dhe vetëkritika. Gjestet e tij të papranueshme.

Nuk kanë të numëruar bëmat, shkeljet gabimet dhe klithmat e Presidentit tonë. Përmes gënjeshtrave trashanike, presidenti ka fyer inteligjencën e të gjithë shqiptarëve. Vepra penale e tij nuk ka fund. Mesazhet denigruese ndaj diplomatëve si njerëz të shitur apo të blerë, duke na turpëruar ndërkombëtarisht brenda dhe jashtë.

Deliri i tij ka arritur deri aty sa të detyrojë ambasadoren ti kërkojë vetëpërmbajtje dhe vetëkontroll. Presidenti ka dhunuar parimin e asnjëanësisë në mënyrë të përsëritur. Ky fakt e bëri misionin vëzhguesh të OSBE-së të bënte për herë të parë konstatim për Presidentin. Në mënyrë të përsëritur ai ka thënë se përfaqësuesit e SHBA-së kanë ndërmarrë veprime armike ndaj tij.

Sadri mund të largohesh pak nga kamera? Të lutem…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit