Home Bota Shkarkohet kr...

Shkarkohet kryetari i Partisë Konservatore në Britani, fshehu një hetim mbi taksat e tij

92
0

Kryeministri britanik Rishi Sunak shkarkoi kryetarin e Partisë Konservatore Nadhim Zahawi të dielën pasi një hetim arriti në përfundimin se ai kreu një shkelje serioze duke fshehur një hetim mbi taksat e tij. Është skandali i fundit që godet partinë e kryeministrit.

Sunak fillimisht e kishte mbështetur zotin Zahawi por më pas i kishte kërkuar një këshilltareje të pavarur që të hetonte mbi këtë çështje, pasi doli në pah se zoti Zahawi kishte arritur një marrëveshje me agjencinë britanike të taksave HMRC vitin e kaluar lidhur me taksat e tij.

Zahawi ka thënë se organi tatimor arriti në përfundimin se ai kishte qenë “i pakujdesshëm” me deklaratat e tij, por nuk kishte gabuar qëllimisht për të paguar më pak taksa, duke konfirmuar se i kishte paguar një gjobë HMRC-së.

Këshilltarja e pavarur e caktuar nga zoti Sunak, Laurie Magnus tha se Zahawi nuk deklaroi se taksat e tij po hetoheshin kur u emërua për një kohë të shkurtër ministër financash vitin e kaluar dhe nuk dhe detaje kur Sunak e emëroi në detyrën aktuale.

“Pas përfundimit të hetimit të Këshilltares së Pavarur. është e qartë se ka pasur një shkelje serioze të Kodit Ministerial,” tha Sunak në një letër drejtuar zotit Zahawi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit