Home Aktualitet ”Shkodr...

”Shkodrën do ta fitojmë 5-0”, kryebashkiaku Bardh Spahia rrëfen drejtimin 1-vjeçar të bashkisë

130
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, në takimin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta zhvilloi në këtë qytetet, tha se se opozita në qarkun e Shkodrës do të fitojë me rezultatin 5-0. Spahia tregoi për drejtimin e bashkisë nga ana e tij që prej 6 marsit, ku sipas tij, puna është penguar nga qeveria të cilën ai e quajti të paskrupullt dhe që punon vetëm për xhepat e disa njerëzve pranë vetes.

“Ne padyshim që vijmë ndryshe nga të gjitha bashkitë, nga një përballje jashtëzakonisht të fortë si ajo e 6 marsit, ku u përballëm me makinerinë e madhe shtetërore që kërkonte të mboshtte edhe kalanë e fundit të opozitarizmit. Por nuk ja doli.

Kur jemi bashkë asgjë nuk nan dal. Bashkë fitojmë nga Shkodra dhe nga Shkodra do të fillojmë edhe dallgën e madhe që do të fshijë ato tentative të ish-bllokmenëve për të kthyer monizmin. Jemi përballur me pengesa të jashtëzakonshme të një pushteti të paskrupullt, që ka vetëm interesin e xhepave dhe të një grushti të ngushtë personash. Kësaj papërgjegjshmërie ne do i vendosim përballë forcën e vullnetit tonë. Shkodra renditet në vend të parë për emigracionin masiv.

Pra edhe njëherë duke u kthyer te fokusi ynë kryesor në 14 maj, fitorja jonë në Shkodër dhe jo vetëm. Siç e ka thënë edhe Meta, ne në Shkodër do të fitojmë 5-0. Njerëzit me zor presin për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie”, u shpreh Spahia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit