Home Aktualitet Shkrirja e Ak...

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Fuga letër Ramës: Mos e firmos

77
0

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku i kërkon të mos e firmosë VKM-në e përgatitur nga Ministria e Arsimit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Fuga rendit arsyet se përse institutet e albanologjisë, bashkë me to edhe Akademia të mos kalojnë në varësi të Akademisë së Shkencave të drejtuar nga Skënder Gjinushi.

“Unë nuk e kam zakon të lutem. Por, nëse kjo do ta lehtësonte sadopak presionin mbi Ju nga ana e atij teksti projekt vkm-je, dhe lobive jashtë-shkencore që qëndrojnë pas tij, unë pa asnjë hezitim për herë të parë po Ju lutem: Mos e firmosni Ju lutem atë paçavure burokratësh të etur për pushtet!

Dëgjoni Ju lutem zërin e intelektualëve pa etje pushtet që po thërrasin për ndihmë, mbështetje dhe trajtim të drejtë, mos ua vini veshin thirrjeve të atyre që duan pushtet me çdo kusht; lutem që nëse ne të gjallët nuk jemi aq të lartë sa të peshojmë mbi pendën Tuaj, dëgjoni të vdekurit ose të ardhshmit e pa-lindur akoma që po e ndjekin pendën Tuaj, Ju shohin dhe Ju flasin sot”, shkruan ndër të tjera Fuga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit