Home Aktualitet Shkullaku: Je...

Shkullaku: Jemi përballë një regjimi, Rama do zgjedhje lokale pa opozitën

69
0

Analisti Armand Shkullaku, thotë se kryeministri Edi Rama ka arritur në pikën që e bezdis llogaridhënia pasi largimi nga pushteti as nuk i shkon nëpër mend. Për të jemi përballë një regjimi, që po synon që opozita të mos hyjë në zgjedhje.

”Ne kemi disa veprime të qarta. Në 4-vjeçarin e fundit kemi parë një fenomen. Kemi një kryeministër që thotë do iki në Parlament kur të dojë qejfi mua. Ata janë përfaqësues të 50% të popullit. Ai nuk shkon atje se jam unë, është i detyruar se parlamenti është sovrani duhet të japë llogari si i ka shpenzuar lekët e shqiptarëve. Kemi arritur në pikën që e bezdis llogaridhënia, faktin që të mos jetë në pushtet nuk e mendon.

Çfarë është kjo opozitë që janë kopsht zoologjik. Ligji elektoral këtu gjithmonë është bërë me konsensus, ai e bëri pa konsensus. E goditi opozitën me ligj, thotë nuk shkoj në Komision, nuk më do qejfi, nuk i quaj fare këta. Llogari diku tjetër, nuk ka ku jep ose para parlamentit ose para qytetarit. Nuk kemi të bëjmë thjesht me datën 3. Ne kemi një vijueshmëri të qartë, që Rama nuk do në këtë vend që të ketë opozitë dhe kritikë të pushtetit të tij. Edhe këto sulltanatet nuk janë kaq rëndë, mundohen të japin ndonjë argument.

Në këtë situatë, a duhet të fillojmë të numërojmë dhe një herë ça po bën Rama, që opozita është e bashkuar, apo duhen thënë gjërat troç. Jemi përballë një regjimi. Të flasësh për tema, e drejta deputetëve, këto duken pa lidhje. Jemi regjim ku opozita po synohet të mos hyjë në zgjedhje. Rama po cakton dhe opozitën, thotë nuk dua këta duar euro atlantikët”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit