Home Aktualitet “Shkund...

“Shkundet” sërish Mali i Zi, ja sa ishte magnituda e tërmetit

59
0

Një tërmet tjetër ka goditur Malin e Zi mëngjesin e sotëm. Tërmeti u regjistruar në orën 06:11 dhe, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, epiqendra e tij ishte në afërsi të një komune të Nikshiqit, qytetit qendror të Malit të Zi.

Lëkundja nga tërmeti është ndier edhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas EMCS-së, tërmeti ka qenë 3.6 ballësh. Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 14 kilometrash.

Nuk u raportua për dëme apo viktima nga ky tërmet.

Kujtojmë se dy ditë më parë, të enjten, një tërmet më i fuqishëm, 5.4 ballësh, e goditi Malin e Zi. Lëkundja nga ai tërmeti u ndje edhe në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit