Home Aktualitet Shoferë kujde...

Shoferë kujdes nga “Droni edukues”, Policia tregon se si ju kap “mat”

85
0

Policia e Shtetit me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale ka treguar se si vepron “droni edukues” i cili sipas tyre ka si objektiv rritjen e sigurisë rrugore përmes kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ne pamjet e publikuara shfaqen disa automjete të cilat nuk respektojnë vendkalimin e këmbësorëve në një rrugë të kryeqytetit, mjete të cilat shënjestrohen me ngjyrë të kuqe dhe më pas ndalohen nga efektivët e policisë rrugore.

Njoftimi i plotë:

Një ndër objektivat e “dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit