Home ShowBiz Shoqe me Kejv...

Shoqe me Kejvinën, por modelja Arta Nitaj lavdëron Kiarën: Niveli më i lartë i edukatës

250
0

”Big Brother Albania Vip 2”, ka vëmendjen e të gjithëve. Edhe pse shoqe me Kejvina Kthellën, të cilën dhe e mbështeti fillimisht, Arta Nitaj ka ndryshuar mendim pas sjelljes së modeles brenda shtëpisë së famshme dhe debateve të fundit në të cilat ajo është përfshirë.

Modelja e njohur kosovare, përmes një postimi të bërë së fundi në llogarinë e saj në Instagram, i ka dalë në krah moderatores Kiara Tito. “Kiara, niveli më i lartë i edukatës, bravo”, ka shkruar Arta.

Postimi vjen pas përplasjeve që Kejvina pati me moderatoren Tito, e cila u prek sa nuk i mbajti lotët. Kiara sqaroi se nuk e përkrah dhunën dhe nuk dëshiron të përcjellë mesazhe të gabuara në publik. ”Sad generation with happy pictures (një brez i trishtuar me foto të lumtura)”, shkruan po ashtu Nitaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit