10 mijë euro nga Bekim Balaj për Luiz Ejllin, “shpërthen” i ati i futbollistit: Jepjani fukarait, jo këtij që e rreh gruaja

Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në fenomen në vendin tonë. Këngëtari i njohur, është bërë prej 3 muajsh pjesë e Big Brother VIP duke fituar simpatinë e shumë shqiptarëve.

Së fundmi, ka qarkulluar në media një lajm ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar 10 mijë euro për veshjet e tij. Një shumë e konsiderueshme që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality show krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito.

Siç duket bukuroshja nuk e ka simpatinë e familjes së Gjasulës. Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale. I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin. Në komentin e tij, Fatmir Gjasula shkruante: “Shkoni jepjani fukarait që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Klaus Gjasula ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Siç shihet vorbullës së këtij reality show nuk i ka shpëtuar as familja e tij, ku babai i tiji duket se është kundër protagonistit kryesor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?