FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha “harron” për pak çaste politikën, uron tre këngëtarët e njohur shqiptarë

Ndonëse jemi mësuar që ta shohim atë aktiv në faqen e tij të ‘Facebook’ ku publikon denoncime dhe akuza për qeverinë ‘Rama’, këtë herë ish-kryeministri Sali Berisha reagon për një çështje që qëndron larg politikës.

Duke marrë shkas nga edicioni muzikor ‘MTV Europe Music Awards’, Berisha ka uruar për pjesëmarrjen në këtë event tre këngëtarëve shqiptarë, Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta.
Berishaa
MESAZHI I BERISHËS
Shqiptaret qe na bejne krenare! Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta; tre yjet qe ishin me te miret mbreme ne MTV.
Edicionin e sivjetshem i ‘MTV Europe Music Awards’ në Wembley të Londrës e drejtoi këngëtarja e famshme Rita Ora.
Dua Lipa u shpall artistja e re me mirë duke mposhtur konkurrentë të fortë, ndërkohë që Ermal Meta triumfoi për veprën më të mirë italiane.
Urime!! sb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?