FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Beyonce fiton në minutë, aq sa fiton një shqiptar në një muaj

Revista prestigjioze “Forbes” shpalli këtë fundvit edhe listën e artistëve më të pasur në glob, listë e cila kryesohej nga Beyonce me të ardhura 105 milionë dollarë dhe më pas pasohej nga Adele me 69 milionë dollarë. Të gjitha këto të ardhura janë pasqyruar pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera ekstra. Sërish “Forbes”, me një përllogaritje të thjeshtë nga qershori i 2016-ës deri në qershorin e 2017-ës, harku kohor që mat pasurinë e të famshmëve, ka treguar edhe sa para ka fituar kryesuesja e listës në një minute. Në një hark kohor prej një minute, Beyonce ka fituar plot 202 dollarë (të pataksuar) ndërkohë që paga mesatare vjetore në Shqipëri për këtë vit ka qenë afërsisht 209 euro neto.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?