FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Candice Swanepoel, modelja më me ndikim në Instagram

Ato janë dhjetë dhe janë modelet më me ndikim të markave të të brendshmeve në Instagram. Janë supermodele që jo vetëm që llogarisin miliona ndjekës në rrjetin social Instagram, por gjithashtu mund të fitojnë shifra të pabesueshme vetëm me një klik. Marka “Bluebella” ka përpiluar renditjen dhe dhjetë modelet më të klikuara në të cilën kryeson Candice Swanepoel, engjëlli i Victoria’s Secret, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. 29 vjeçarja e Afrikës së Jugut është në krye të listës së modeleve më të paguara, e cila vetëm për një postim me të brendshme në Instagram mund të marrë deri në 60 mijë euro. Supermodelja Candice Swanepoel aktualisht numëron 11.8 milionë ndjekës në Instagram, duke u klasifikuar kështu në modelen më me ndikim. Vendin e dytë e kryeson Alexis Ren, e më pas vinë Ana Cheri, Abigail Ratchford, Rosie Huntington-Whiteley, Odintcova Viki, Natalie Gauvreau, Dita Von Teese, Sofia Jamora dhe Nyané Lebajoa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?