Çfarë premtimi i bënë njëri-tjetrit Luizi dhe Dea?

Mbrëmë Luiz Ejlli i ka thënë Dea Mishel se e shikon veten në podium me të për çmimin e madh të “Big Brother VIP”.

Madje këngëtari shtoi se do jenë të dy përballë njëri-tjetrit, por do e fitojë ai vetë. E jo vetëm kaq, pasi i bën edhe një premtim, që nëse do jenë ata dy finalistët për çmimin e madh, kur ta fitojë do ja ngrejë dorën lart Deas. Edhe Dea i premton të njëjtën gjë.

Luizi ka vazhduar më tej, duke i thënë me Deas i habitur, se si ka mundësi që ajo arriti të futej në finale, duke fjetur me arush. Reagimi i Deas ka qenë i menjëhershëm, ku i thotë se ai do një si Efi që është e bindur se do e fitojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Mobile Reklama

Luizi: Në vend të dytë ti, je e kënaqur?

Dea: Po na bën llogaritë tani?

Luizi: Do ta shijosh ti, do ta shijosh atë podin aty, e do ti e di unë.

Dea: Po, po e shijova podin, mos dal në vendin e parë.

Luizi: Po aq mo boll, njëri do e fitojë, të dy në pod do jemi. Ta jap fjalën që në qoftë se jam në pod me ty, do dal fitues, do ta kapi dorën dhe nuk do ta lëshoj.

Luizi: E ke premtim, në qoftë se jam me ty aty, do të thotë që do të ta kap dorën kështu dhe shpresoj mos të ikësh, mos mërzitesh.

Dea: Edhe unë po të jem të dy do të ta ngre dorën.

Luizi: Unë ty ta çoj dorën. Ta arrish deri aty, ti duke fjetur me arush, të arrish deri aty?! Çfarë thua ti?

Dea: S’do si unë ti, do si Efi që do të thotë e fitoj me siguri.

Luizi: Tani a jemi duke folur seriozisht apo duam të bëjmë humor.

Dea: Po ti po më nënvlerëson, më thua ti me arush, do të arrish deri aty. Do të ma bësh qejfin me kaq?

Luizi: Bravo të qoftë, e di çfarë do të thotë të flesh me arush dhe të arrish në finale?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?