FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çiljeta frymëzohet nga Jennifer Lopez?! Performanca e veçantë e këngëtares në “Kënga Magjike”

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka performuar javën e kaluar në fazën e parë të konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike 2017”. Ajo ka vendosur të sprovojë veten edhe njëherë në garën më të madhe të muzikës në vend, teksa ka sjell një performancë mjaft të veçantë për publikun.

“Hajmali” titullohet balada me të cilën ajo ka zgjedhur të konkurrojë këtë vit, e cila është punuar nga Elgit Doda, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur Olti Curri.

Mund të jetë rastësi, por një performancë e këtij lloji nuk është e para për publikun shqiptar, kjo pasi ata kanë pasur rastin të shohin edhe diçka tjetër të tillë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte këngëtarja Jennifer Lopez e cila kishte sjell dy vite më parë në mbrëmjen finale të talent-show “American Idol” një performancë të tillë, ku shfaqej vezulluese me dritat që “shkriheshin” përgjatë fustanit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çiljeta duket bukur nën efektet speciale të ndriçimit, ndërsa ka zgjuar kureshtjen se si do të duket në fazat pasardhëse të festivalit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?