FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dafina Zeqiri si një marokene, tani edhe në klipin e reperit të famshëm botëror (Video)

Emrin e French Montana-s e fiksuam pas bashkëpunimeve muzikore me Dafina Zeqirin, në dy këngët e saj të fundit, “Four Season” dhe “Told Ya”, edhe pse ai është ndër emrat më të njohur të producentëve në diskografinë muzikore.
Drake, Chris Brown apo Kanye West janë vetëm disa nga emrat e famshëm që e kanë bërë pjesë të projekteve të tyre Montana-n, ndërsa për publikun shqiptar ishte Daffy ajo që lajmëroi se një prej emrave më të njohur në botë do të ishte edhe bashkëpunëtori i saj.

Klipi i sapopublikuar i French Montana ka protagoniste pikërisht këngëtaren shqiptare. Vetëm pak orë më parë, “Famous” është hedhur në Vevo dhe Dafina e ka postuar lajmin edhe në llogaritë e saj duke falënderuar reperin e famshëm që e bëri pjesë të këtij projekti.
Edhe pse bota është bërë për ty, shpresoj mos të bëhesh e famshme sepse të gjithë do të të duan, por askush nuk do të dojë si unë. Shpresoj të mos bëhesh e famshme, qëndro në shtëpi me mua, do të të dashuroj gjithmonë”, këndon French Montana teksa Dafina del nga një shtëpi dhe ai e filmon me celular.
Këngëtarja i ka shprehur mirënjohjen reperit për faktin që e ka bërë pjesë të klipit me anë të një postimi në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?